Ora News – Basha: Me 25 qershor, rradha e shqiptarëve ti bëjnë kosh Ramës

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Cërriku, kreu i Partisë Demomkratike Lulzim Basha duke komentuar ndeshjen e basketbollit të kryeministrit Rama, ftoi shqiptarët që me 25 qershor ti bëjnë kosh politikës dhe të marrin në dorë fatin e vendit.
Basha tha se Kryeministri në këto katër vjet i ka bërë kosh pas koshi qytetarëve të tij, ku më i madhi ai në shëndetësi.
Kryedemokrati i kujtoi edhe njëherë rivalit të tij politik ftesën për debat publik për të ballafaquar programet elektorale.
Basha: E patë sot Edi Ramën duke luajtur basketboll. Ka një javë e gjysëm që e thërras të vijë në debat dhe të japë llogari.Ku i ka 300 mijë vendet e punës, shëndetësinë falas, taksat e ulëta, uljen e çmimit të energjisë, pensionin e 13, mbështetjen financiare për fermerët? Asnjë përgjigje. Karikatura, barcaleta, çitjane, tuta, basketboll, futboll, por asnjë përgjigje. Përgjigjen nuk ma ka borxh vetëm mua, por qytetarëve. Nuk mund ti ikësh kësaj përgjigje me basketboll dhe futboll Edi Rama. Ja ku është Cërriku, a ka pasur një vend pune të hapur në këto katër vite? Këto janë koshat që i ke bërë popullit tënd.Basketbolli që ti luan luhet në kurriz të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-25-qershor-rradha-e-shqiptareve-ti-bejne-kosh-rames/

Share This Video


Download

  
Report form