Report TV - Elbasan, familja Ruçi në skamje 3 pjesëtarë me aftësi të kufizuara

Report TV 2017-07-09

Views 3

ELBASAN- Janë 8 pjesëtarë të një familje, por jetojnë vetëm me dy dhoma.

E vetmja gjë që i lidh me botën është televizori në një cep të dhomës. Lavatriçja, frigoriferi as që njihen prej tyre.

Jetesa iu lidhet me një copë kopësht, të cilin herë pas here duhet ta mbrojnë edhe nga fqinjët. Kjo është familja Ruçi nga Elbasani, me tre pjesëtarë shurdhmemecë, që çdo ditë tentojnë të nxjerrin bukën e gojës me çtë mundin.

Asnjë nuk ka punë, ndaj zgjidhja e vetme për mbijetëse është ajo pak tokë në fshat. Nusja e shtëpisë, është e vetmja që mund të na flasë për vështirësitë që e përball jeta e re. Ajo tregon se vuajtja është pjesë e pandarë, e mungesa e një strehe e rëndon edhe më shumë gjendjen.

Kanë ardhur disa vite më parë dhe kanë ndërtuar mbi Teqen në lagjen 5 Maj. Edhe pse e kanë vënë në proces legalizimi, fqinjët nuk i lejojnë të bëjnë asgjë për shkak se pretendojnë të drejtën e pronësisë.

Share This Video


Download

  
Report form