Report TV - "Tirana Smart City",Veliaj: Park lojrash për fëmijët me aftësi të kufizuara

Report TV 2016-09-19

Views 6

Për herë të parë në kryeqytet, fëmijët me aftësi të kufizuar do të kenë mundësi të kenë një park lojrash posaçërisht për ta, në kuadër të ?Tirana Smart City?.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një konferencë të përbashkët ?Tirana Smart City?me Cihan Sultanoglu, Drejtoreshë Rajonale për Evropën (UNPD) theksoi sot se, qytetarëve do t?u ofrohen shërbime cilësore.

?Ndërtimi i këndit të lojrave për fëmijët me aftësi të kufizuar do të mund të krijojë një mjedis të barabartë për të gjithë fëmijët. Po kështu, dhe në qytete të tjera duhet të krijohet një standard për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, për t?i krijuar hapësira dhe mundësia të barabarta.

Tashmë, në kryeqytet kemi filluar nga fëmijët, me rehabilitimin e kopshteve si dhe modernizimin e sistemit parashkollor?, tha Veliaj.

Më tej ai shtoi se ?Smart City ishte një fillim i mirë. Besoj se do të sjellë mjaft të mira, koncepti i një Tirane të hapur në informacion për të siguruar shërbime cilësore në kohë reale.

Ne kemi filluar një projekt të rëndësishëm, ku secili mund të behët kryetar bashkie duke raportuar problematikat e komunitetit ku jeton?. Veliaj vuri në dukje se njerëzit nuk kanë nevojë për trajnime por për punë konkrete, për strehim dhe punësim së pari.

Ndërsa Drejtoresha Rajonale për Evropën Cihan Sultanoglu tha se ?Tirana ka një potencial të behët një metropol ku të ofrohen shërbime cilësore. Dua të them që kjo mënyrë e re u krijon mundësi qytetarë të kenë akses me të dhënat, që ka të bëjë me transparencën dhe llogari dhënën e politikanëve ndaj publikut?.

Sipas saj, Bashkia e Tiranës po u jep përgjigje sfidave të kohës përmes inovacionit, për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS