Partia Demokratike çeli këtë të enjte fushatën elektorale në Qarkun e Shkodrës.
Gjatë një mitingu të zhvilluar në kryeqendrën e veriut, përpara mbështetësve demokratë, Basha akuzoi Ramën për dështimin e qeverisjes, ndërsa deklaroi se qeveria e tij duhet të largohet me votë në 25 Qershor.
Ai ironizoi kryeministrin duke theksuar se ka humbur rrugën si bletët nga hashashi.
"Edi Rama e ka humbur rrugën si bletët nga hashashi", u shpreh Basha.
Ai ka theksuar se rrëzimi i gjysmës së qeverisë së burgut është fitore e qytetarëve dhe se është vetëm gjysma e punës.