Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbyllje të muajit maj të gjitha pagesat për kontributet e sigurimeve shoqërore nga bizneset për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit do të kryhen mbi bazën e pagës minimale të rritur. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se pagesat do bëhen mbi bazën bruto të pagës minimale 24 000 lekë dhe maksimale 105 850 lekë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka urdhëruar të gjitha degët rajonale të pranojnë pagesat e kontributeve shoqërore të muajit maj duke i llogaritur me pagën e re minimale. Për të punësuarit apo vetëpunësuarit rroga më e vogël bruto nga 22 mijë bëhet 24 000 lekë dhe maksimalja nga 97 030 shkon në 105 850 lekë. Skema e re do të ketë efekt si për punëmarrësit ashtu dhe për punëdhënësit. Urdhëri do të jetë i zbatueshëm dhe për familjarët e personave që kanë aktivitet të tyre.
Procedura për zbatimin e rritjes me 9.1 për qind është përgatitur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe do të zbatohet prej tatimorëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tatimet-24000-paga-minimale-105-850-paga-maksimale/