Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët të cilët kanë aplikuar për rivlerësimin e pasurisë brenda 31 majit, por pagesën e bëjnë prej 1 qeshorit nuk do të përfitojnë uljen e tatimit 2%. Ashtu si aplikimet edhe pagesat do duhej të ishin bërë brenda këtij afati. Në zyrat e Hipotekës vijojnë kërkesat e qytetarëve për rivlerësim edhe pse fluksi ka rënë pas mbylljes së proçesit të amnistisë. Janë qytetarët ata që kërkojnë të shtyhet edhe një herë amnistia për rivlerësimin.
Nuk do të përfitojnë nga tatimi 2% për rivlerësimin e pasurisë qytetarët të cilët edhe pse kanë aplikuar para mbylljes së afatit 31 maj, pagesat do ti bëjnë më pas.
Tashmë proçesi i amnistisë për rivlerësimin i nisur prej shtatorit ka përfunduar dhe regjimi i tatimit sipas ligjit me 15% do të aplikohet mbi çdo qytetar që kërkon të kryejë këtë proçes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rivleresimi-i-pasurise-kush-paguan-pas-31-majit-nuk-perfiton-uljen-2/