Ora News – Rivlerësimi i pasurisë, qeveria vendos: Deri në 31 maj me taksë 2%

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtyrja e afatit ne 31 maj për rivlerësimin e pasurisë me taksën 2% dhe jo 15% nga Qeveria, sipas Ministrit të Financave Arben Ahmetaj vjen si një domosdoshmëri. Sipas tij Zyra e Regjistrimit përballon një fluks 70-80 aplikime në ditë dhe interesi vijon të jetë i lartë. Deri tani kanë përftuar 27 mijë familje dhe sipas Ahmetajt 156 mln dollarë kanë shkuar në xhepat e qytetarëve nga ulja e taksës.
27 mijë familje që kanë përfituar nga ulja e taksës nga 15% në 2% për rivlerësimin e pasurive kanë fituar në xhepat e tyre 156 mln dollarë.
Këto të dhëna bëhen publike nga Ministri i Financave, Arben Ahemtaj, gjatë vizitës që zhvilloi me kryeregjistruesin Ilirjan Muho në sportelin e zyrës së regjistrimit që administrohen nga ADISA.
Sipas Ministrit Ahmetaj, vetëm diferenca e vlerës së rivlerësuar të pasurisë është 1 mld dollarë plus.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rivleresimi-i-pasurise-qeveria-vendos-deri-ne-31-maj-me-takse-2/

Share This Video


Download

  
Report form