Ora News – Rama në Laç: Sfidë, administrata të jetë shërbëtore e qytetarëve

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Administrata do të jetë sfida e radhës e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi me të rinjtë në Laç, Kryeministri tha se në mandatin e ardhshëm të tij administrata do të kthehet në shërbim të qytetarëve. Votën e të rinjëve e kërkoi për të drejtuar i vetëm qeverinë dhe për të ndërrmarrë më shumë reforma.
Pas reformës në drejtësi, sfidë për Kryeministrin Edi Rama do të jetë administrata. Në takimin që zhvilloi me të rinjtë në Laç ai deklaroi se administrata do të kthehet në shërbim të qytetarëve, ndërsa shtoi se në të do të punojnë vetëm ata që përmbushin kriteret dhe jo militantët.
Rama: Edhe një sfidë kemi, për të vendosur përfundimisht themelet që të pastrojmë rrugën për të bërë shtet tamam që administrata të jetë administratë. Na jepni fuqinë që të luftojmë dhe të fitojmë për të arritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë. Dhe për ta bërë administratën si asnjëherë, shërbëtore të njerëzve sic ka qenë në Bashkinë e Tiranës kur e drejtoja unë që vinin njerëzit dhe merrnin përgjigje në kohë reale.
Votën e të rinjve e kërkoi për të drejtuar i vetëm qeverinë dhe për të ndërrmarë më shumë reforma.
Rama: Na duhet një votë që PS të mbajë timonin vetëm. Pastaj se me kë bashkëudhëtoj, i takon të nesërmes.
Por Kryetari i LSI, Petrit Vasili, duke komentuar deklaratat e kryeministrit, thotë se fundi i makianve me nje timon ka qënë gjithmonë i njëjtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-lac-sfide-administrata-te-jete-sherbetore-e-qytetareve/

Share This Video


Download

  
Report form