Ora News – Rama: Europa duhet të jetë e qartë se kush do të jetë perspektiva jonë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Sofja, kryeministri Edi Rama ka folur për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së tij përpara liderëve të Rajonit, shefi i qeverisë shqitpare tha se ka ardhur koha për palën europiane që të ketë qartësi se cila do të jetë perspektiva jonë.

Rama: Dua të nis duke theksuar se nuk kanë kaluar 300 dhe as 30 vjet, por vetëm tre vite më parë kur ne nisëm këtë proces të bashkëpunimit rajonal në të cilin ne jemi të angazhuar sipas frymës, vizionit dhe modelit europian, dukej e pamundur. Ja ku jemi, si kurrë më parë. Aspirata Europiane e qytetareve tanë ka bërë bashkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, në këtë proces jashtëzakonisht mësimdhënës të bërjes sëbashku për integrim evropian dhe ndërveprim për sfidat e qëllimet e përbashkëta.

Procesi i Berlinit ka dhënë kontribut në ripajtim dhe në ecjen përpara, bazuar në potencialet tona që duhet të shfrytëzojmë.

Unë mendoj se presidenca bullgare e BE-së vjen në momentin e duhur, si një koincidencë e mirëpritur për Ballkanin Perëndimor. Dhe unë besoj fuqimisht se Kryeministri bullgar ka të gjithë argumentet dhe të gjithë mbështetjen tonë. Por në të njëjtën kohë përditshmëritë tona janë për të nxitur përshpejtimin në rrugën aq shumë të domosdoshme të integrimit.

Ndërkohë që kemi shumë mbështetës të faktit që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë, ne besojmë fuqimisht që është koha që Shqipëria e Maqedonia të nisin negociata.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rama-europa-duhet-te-jete-e-qarte-se-kush-do-te-jete-perspektiva-jone

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS