FUSHE KRUJE- 11 vajza dhe gra, punëtore në një fabrikë këpucësh në fshatin Budull janë dërguar me urgjencë mëngjesin e sotëm në spital për ndihmë mjekësore, pasi janë helmuar.
Vajzat janë helmuar në fasoneri gjatë punës, ndërsa aktualisht po marrin ndihmë dhe janë jashtë rrezikut, sipas mjekëve.
Sipas punëtoreve të tjera, vajzat kishin vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh dhe të vjella gjatë punës, ndërsa shkak dyshohet se kanë qenë lëndët kimike si ngjitës të ndryshëm, që përdoren në industrinë fasone.
Ndërkohë që një ekip specialistësh nga Tirana pritet që të përcaktojë shkaqet e helmimit të vajzave dhe grave që punonin në fasoneri.
Në fabrikë janë mbi 200 punonjëse, por të tjerat përveç 11 vajzave që u paraqitën në spital nuk kanë probleme.