Report TV - Vettingu, Ina Rama: Jam e paanshme Noka:Të skualifikoi Strasburgu

Report TV 2017-07-09

Views 1

Ish-kryeprokurorja Ina Rama është paraqitur sot përpara komisionit ad hoc, për vlerësimin e kandidatëve që do përbëjnë organet e Vettingut.

Rama kandidon për Kolegjin e Apelimit, një organ ky i cili do të shqyrtojë ankesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të skualifikuar.

Gjatë dëshmisë përpara deputetëve në komisioinin ad hoc, Ina Rama u shpreh se gëzon besueshmëri të plotë për të ushtruar këtë detyrë.

"Unë gëzoj besushmërinë e publikut për këtë rol. Kam punuar me përkushtim, kam qenë e paanshme dhe nuk jam pranë asnjë force politike. Nëse do të isha përfshirë në politikë, do të isha sistemuar në ndonjë post tjetër. Kam bërë 5 vite beteja ligjore që të rikthehesha në gjyqësor. Kam fituar gjyqin në të gjitha shkallër, por nuk ekzekutohet vendimi", është shprehur Ina Rama.

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Flamur Noka i kujtoi ish-kryeprokurores akuzat e demokratëve për qëndrime të njëanshme të saj e të ndikuara politikisht, si dhe skualifikimin nga Gjykata e Strasburgut disa muaj më parë.

Share This Video


Download

  
Report form