Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është filmuar teksa ndërhyn në një operacion të prokurorisë për të sekuestruar disa prozhektorë, që dyshohet se kanë shkaktuar helmimin e dhjetëra personave në mitingun hapës të Partisë Demokratike, të shtunën në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.
Ministri i Brendshëm nuk ka lejuar punën e Prokurorisë për të mbledhur provat dhe zbardhur ngjarjen ku mbetën të lënduar në mitingun e PD rreth 140 mbështetës.
Ndryshe sa përcaktojnë kompetencat e tij si funksionar i dikasterit të Ministrisë së Brendshme, Ministri teknik Demiraj ndërhyn në hetimet e prokurorisë dhe nuk lejon oficerët e Policisë Gjyqësore që të marrin prozhektorët, si provë për hetimin.
Argumenti që ai jep është se prozhektorët i duhen kompanisë për aktivitetin e një subjekti politik.
Ministri Demiraj: Janë për fushatë nesër.