Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama, ndanë kafen e mëngjesit me një grup qytetarësh të Dibrës, në një bisedë të hapur për jetën e përditshme dhe problematikat e qytetit. Ata i shprehën Kryeministrit problemet më madhore të qytetit.
Kryeministri nënvizoi se falë projekteve të reja të bashkisë dhe bashkëpunimit me qeveri ? pushtet vendor, do të mbyllet gangrena në infrastrukturën rrugore të cilën komuniteti ende e vuan. Ndër to, më e rëndësishme është edhe rruga e Arbrit, e premtuar nga shumë qeveri të mëparshme, por që nuk e bënë realitet, por që këtë shtator nisin punimet.