DIBER-Nga Dibra në një takim elektoral me qytetarët, Edi Rama ka premtuar ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
?Rruga e Arbrit, është çështe ditësh. Ministria e Financave do të japë miratimin për hapjen e procedurës së fundit, tani duhet hapur leja dhe besoj se brenda 2 javëve të para të Qershorit, do të hapet dhe pas 45 ditësh nis procedura e kontratës. Dhe pas kaq ditësh llafesh, Rruga e Abrit do të fillojë të rindërtohet dhe të krijohet lidhja me Tiranën si me rrugët europiane?.