?Në katër vitet tona të qeverisje ne do të rrisim ekonominë e vendit me 10%?. Ka qenë ky, një nga premtimet kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Teksa po shpaloste programin elektoral, kreu i LSI, Petrit Vasili u shpreh se ekonomia e vendit do të rritet me 10% dhe se ajo do të jetë lehtësisht e ndjeshme nga çdo shqiptarë.
?Në 4 vitet përpara me këtë program kaq të qartë dhe konkret, rritja ekonomike vit pas viti ka një potencial të jetë 7,8,9 % dhe në fund të vitit të katërt të kemi një rritje dyshifrore me 10%. Të shpëtojmë nga loja me zvarritjet e shifrave, pra të bëjmë atë rritje ekoniomike që do ndihet në cdo tavolinë shqiptari?, tha Vasili.