http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Demokratik për Integrim ne mbledhjen e kryesisë ka zyrtarizuar emrat e ministrave të tij në kabinetin qeveritar. Forca politike e drejtuar nga Ali Ahmeti do te ketë dy zv.kryeministra në qeverinë e Zoran Zaevit.Hazbi Liken per sistemin politik dhe marrëdhëniet midis komuniteteve dhe Bujar Osmanin per eurointegrimet. Ministër i drejtësisë do te jete Bilen Saliu, i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ekologjisë Sadulla Duraku dhe ministër pa portofol Ramiz Merko. Megjithatë polemikat nuk kanë munguar, pasi disa analistë vendas thonë se, pjesa më e madhe e emrave të propozuar kanë shërbyer në qeveritë e mëparshme me Nikola Gruevskin.Lëvizja BESA zyrtarisht do te mbetet ne opozitë, pasi nuk ka mundur te gjeje nje marrëveshje me Zoran Zaev per te qene pjese e qeverise. Ky i fundit ka deklaruar se LSDM do te mbledhë kryesine ne orën 19:00 dhe pas mbledhjes do te behet publike përbërja e qeverise se re, si edhe programi qe do te dorëzohen ne Kuvend per miratim. Me shume mundësi, edhe forca politike e Ziadin Seles pritet te jete e përfaqësuar ne qeveri.