Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një vit nga instalimi i një prej veprave më të njohura të instilacionit të artit publik ?Reja?, janë zhvilluar 150 aktivitete publike që për kryebashkiakun Veliaj është thyerje rekordi.
Erjon Veliaj: ?A ka ndonjë instituticion tjetër që të ketë bërë 150 aktivitete në vit pa asnjë lek dhe kjo është fuqia e gjësë së bukur.?
Reja nuk do të jetë instalacioni i vetëm i Tiranës. Së shpejti në Tiranë do të vendoset një tjetër vepër e artit modern publik e ideuar nga arkitekti italian Stefano Boeri.
Erjon Veliaj: ?Tirana do të ketë një instalacion tjetër që quhet Radura. Është një instalacion me të cilin grupi Boeri dhe shumë prej artistëve italianë kanë punuar në Itali dhe shumë shpejt do ta kemi në Tiranë. Do të jetë një tjetër koncept, por kësaj here jo me metalin dhe konfigurimin e resë por duke përdorur elementë të drurit. Besoj do të krijojmë një pineskë tjetër në trupin e qytetit që me shpresë do të gjenerojë gjithashtu shumë evente.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nje-tjeter-instalacion-do-te-ngrihet-ne-tirane/