Ora News - Veliaj: Çdo martesë dhe lindje në Tiranë të festohet me një pemë

Ora News Lajme 2018-11-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar fushatën e mbjelljes së pemëve. Në njësinë 7 ai është shprehur se pema mund të jetë dhurata më e mirë në ditën e martesës apo në lindjen e fëmijëve.

Veliaj: Vetëm në Njësinë 7, ku çdo ditë martohen 3 çifte, i bie të mbjellim 1000 pemë në vit. Sikur çdo njësi të mbillte 1000 pemë në vit nga martesat dhe 2-3 mijë nga lindjet, do të kishim realisht një qytet shumë më miqësor.

Duke ftuar bizneset dhe banorët e Tiranës për t'iu bashkuar nismës, ai u shpreh i bindur se do thyejë rekordin për mbjelljen e pemëve.

Veliaj: Dua t?i ftoj bizneset, administratorët e pallateve, ndërlidhësit e komunitetit, secili të piketojë një vend në zonën e tij. Pemët janë e vetmja gjë që mund të mbillen në çdo kohë, në ditë me shi, me kohë të vrenjtur, me diell, gjatë gjithë muajve nga nëntori deri në prill, ndaj besoj se do ta thyejmë rekordin që patëm vjet me 150 mijë pemë.

Veliaj u shpreh se do të ketë dy tipologji mbjelljesh: në zonat e parqeve si Parku i Liqenit, i Farkës, i Kasharit dhe në zonat urbane.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-cdo-martese-dhe-lindje-ne-tirane-te-festohet-me-nje-peme

Share This Video


Download

  
Report form