Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 768 kg kanabis është sekuestruar gjatë ditës së sotme në Përmet.
Lënda narkotike u kap në një tunel në fshatin Piskovë gjatë finalizimit të operacionit antidrogë ?Piskova?, në të cilin u angazhuan policia e Gjirokastrës dhe ajo e komisariatit të Përmetit.
Blutë kanë shoqëruar disa persona.
?Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.Në vijim të operacionit janë shoqëruar disa persona në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në lidhje me këtë gjarje?informon policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbulohen-768-kanabis-ne-nje-tunel-ne-piskove-disa-te-shoqeruar/