Ora News - Korçë- Peleshi e Balla mbrojnë marrëveshjen Rama-Basha: E domosdoshme

Ora News Lajme 2017-07-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste vijon të sqarojë me bazën marrëveshjen që bëri disa ditë më parë me Partinë Demokratike. Ish zv/kryeministri Niko Peleshi nga Maliqi i Korçës dhe numri 2 i grupit parlamentar Taulant Balla nga Partia Socialiste deklaruan se marrëveshja ishte e domosdoshme për të vazhduar me zbatimin e vetingut.
Niko Peleshi: ?Ne pushtetin e përdorim për të bërë punë, ndërsa ata të tjerët çdo punë e bënin për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin?
Taulant Balla: ?Nga ajo marrëveshje nuk ka përfituar Luli dhe Saliu. Ka përfituar gjithë populli shqiptar dhe sigurisht fitues jemi edhe ne Partia Socialiste e Shqipërisë, që e bëmë reformën në drejtësi si gurin e themelit të ngritjes së Shqipërisë që duam. Se Shqipëria që duam të dashur miq, është një Shqipëri ku ka më shumë drejtësi dhe ku drejtësia nuk blihet me para.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/peleshi-e-balla-mbrojne-marreveshjen-rama-basha-e-domosdoshme/

Share This Video


Download

  
Report form