Report TV - Basha: Rama prishi marrëveshjen e një dite më parë

Report TV 2016-09-19

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se hodhi poshtë marrëveshjen e arritur në tryezën trepalëshe një ditë më parë. Sipas tij, deklarata e shefit të mazhorancës dje nga Pallati i Brigadave, pas takimit në Kryesinë e Kuvendit, se mazhoranca i ka 94 votat, është një përpjekje për përjashtimin e opozitës nga votimi ditën e enjte.

"Kjo është një përpjekje ogurzezë, për të shkatërruar konsensusin dhe është në frymën e deklaratës së Edi Ramës. Ai e shpalli në Pallatin e Brigadave axhendën ogurzezë, për të mos lejuar PD-në që të japë votat", u shpreh Basha.

Basha falenderoi kryetarin e Kuvendit dhe rolin e tij për konsensus.

Ai deklaroi se "PD i ka votat gati për të votuar të enjten në parim draftin Kushtetues dhe pas rakordimit për 7 ligjet, nen për nen dhe 7 ligjet". "Nëse nuk e zgjidhim dot, i kam bërë thirrje Metës ta zgjidhim në Bruksel", deklaroi Basha.

Share This Video


Download

  
Report form