http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur punën komisioni i pare per ngritjen e organeve te vetingut i cili ka per detyre vlerësimin e 193 kandidateve qe kane aplikuar per te qene pjese e organeve te rivlerësimit te prokuroreve e gjyqtareve.Ne emer te opozites deputeti Oerd Bylykbashi vlerësoi rëndësinë qe ka transparenca ne procesin e verifikimit te kandidateveKy komision do te shqyrtoje te gjitha dosjet e aplikanteve, do ti thërrasë ne seance dëgjimore e vetem me pas do te marre vendim.Sipas ligjit komisioni ka 10 dite kohe per te nxjerre listën përfundimtare te kandidateve qe do te hyjne ne proces votimit.Pas kësaj mblidhet komisioni i dyte i cili zgjedh 12 anëtaret e komisionit te posaçëm te kualifikimit dhe pastaj ai qe zgjedh 7 anëtaret e kolegjit te apelimit.Ne fund duhet te mblidhet serish parlamenti per te votuar anëtaret e organeve te vetingut por ende është e paqarte nëse seance do te mblidhet para datës se zgjedhjeve apo deputetet do te thirren per votim pas 25 qershorit.