Report TV - Vrasja e Dalipajt, asnjë i dyshuar rrezikon të mbetet pa autor

Report TV 2017-07-06

Views 3

Kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga vrasja e ish- shefit të antikrimit ekonomik Ervin Dalipaj e mikut të tij Juxhin Dauti, ngjarja rrezikon të mbetet pa autor.

Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë provë që mund të lidhë persona të caktuar, me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e 25 prillit te mbikalimi i Sukthit në Durrës. Të pyetur nga Report TV, Policia thotë se hetimet nuk kanë përparuar ashtu siç parashikohej.

Kjo për faktin se grupi hetimor nuk ka pamje të qartë të momentit të atentatit, por nuk ka filmime të pastra edhe gjatë kohës që Dalipaj e Dautaj po lëviznin në zonë. Policia nuk ka arritur të identifikojë një makinë tip ?Fuoristradë? ngjyrë të zezë, nga e cila kanë qëlluar autorët, ndërkohë që as dëshmitarët në zonë, nuk i kanë parë personat që kanë qëlluar.

Pavarësisht se janë shoqëruar më shumë se 20 persona me precedent të mëparshëm penal të zonës së Sukthit e Shijakut, të gjithë kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, apo kanë dijeni për personat që mund të kenë kryer atentatin.

Share This Video


Download

  
Report form