Vrasja e Besnik Pudjas, ende pa autor

RTV KLAN 2017-07-06

Views 2

Kur kanë kaluar 7 muaj nga vrasja e Besnik Pudjas në fshatin Shën Gjergj, Prokuroria e Tiranës u ka komunikuar akuzën tre të arrestuave për këtë çështje.

Agles Liçi, Dritan Buzo dhe Halit Dusha nuk akuzohen drejtpërdrejt për vrasjen e 36 - vjeçarit, por për moskallëzim krimi.

Sipas prokurorisë, ata kanë qënë në vendin e krimit madje Agles Liçi ka mbetur i plagosur në krah. Të tre personat deklarojnë se Pudja është vetëvrarë me pistoletë, por në raportin balistik të hartuar nga ekspertët thuhet se ai nuk kishte qëlluar me armë.

Për këtë arsye hetuesit kanë krijuar bindje se viktima është qëlluar nga dikush tjetër, ende i paidentifikuar. Në duart e 36-vjeçarit nuk janë gjetur mbetje të baruti, apo faktorë të tjerë plotësues.

Në fotot e publikuara 10 ditë pas vrasjes shihet Pudja i shtrirë dhe një pistoletë TT mes këmbëve. Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy gëzhoja kallashnikovi dhe kanabis sativa. Hetuesit kanë dyshime se kemi të bejmë më një vrasje për shkak të konflikteve për kanabisin.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form