PD fton aleatët: Garë nën siglën tonë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha u ka propozuar partive aleate te garojnë ne zgjedhjet e 25 qershorit, nen siglën e Partisë Demokratike. Tashme qe është zyrtare qe ne keto zgjedhje nuk do te kete koalicione dhe secila parti do te garoje me vete, per te maksimalizuar votën e opozitës ne seline e Partisë Demokratike është diskutuar mundësia qe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te regjistrohet vetem Partia Demokratike, duke i futur aleatet ne listen e saj per deputet, nje strategji qe nuk i ka kënaqur te gjitha partitë e koalicionit te djathte.Kryetari i Partise Agrare Ambientaliste Agron Duka e ka pranuar per mediat se po shqyrton mundësinë qe te garoje me vete ne garën e 25 qershorit.Tashme qe ka arritur nje marrëveshje me Partine Socialiste, kryetari i PD Lulzim Basha duket se ka filluar te perballet me problemet brenda koalicionit te tij, pasi gara pa koalicione i dëmton partitë e vogla. Mbetet ende per t?u pare se cili do te jete vendimi i koalicionit te djathte dhe a do te jene te unifikuar krerët e partive te opozitës ashtu siç ishin gjate 90 ditëve te protestës.

Share This Video


Download

  
Report form