Aleatët e PD: Djegia e mandateve vendim unanim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-02-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike pas vendimit unanim në grupin parlamnetar të partisë së tij, ka zhvilluar një takim me me aleatët.Takimi ka zgjatur rrath një orë dhe pas mbylljes së tij të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare aleate të PD-së kanë deklaruar se mandatet e tyre nuk kanë asnjë vlerë.Në këtë takim kanë qenë të pranishëm kreu i LZHK Dashamir Shehi, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i PAA Agron Duka dhe kreun e PDK Nard Ndoka, ndërsa më herët kreu demokrat është takuar me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.Në fjalën e tij pas përfundimit të takimit me aleatët Basha është shprehur se ky ishte një takim pune dhe padyshim që vendimi për djegien e mandateve është një vendim i opozitës së bashkuar.Në prononcimin për mediat krerët e partive aleate të PD-së, Mediu, Dule, Shehi, Duka janë shprehur pro vendimit dhe kanë votuar unanimisht për të djegur mandatet e deputetëve në Parlament.Kryetari i PR-së, deklariu se tashmë zëri i deputetëve të opozitës do të jetë sëbashku me qytetarët në shesh dhe jo më në parlament.Ndërkohë kryedemokrati Bashan ë fjslën e tij në fund të takimit me aleatët ka deklaruar se akti i djegies së mandateve është i paprecedentë në historinë e pluralizmit.?Sot ka ardhur një akt i paprecendetë në historinë e pluralzimit. Opozita ka marrë një vendim për t?ju bindur sovranit. Parlamenti nuk është legjitim dhe ky është shkaku që mblodhi qytetarët në shesh. Ekonomia, kriza sociale, emigracioni janë probleme që kërkojnë zgjedhje. Edi Rama nuk i jep dot zgjidhje pasi shërben krimit të organziuar. Ky ësht një shtet i kapur nga krimi. Do ketë një të ardhme për shqiptarët dhe kjo e ardhme nuk i përket krimit por njerëzve punëtorë të këtij vendi?.

Share This Video


Download

  
Report form