Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka pasi ka dalë nga mbledhja e PD ka theksuar se janë duke menduar propozimin e Bashës. Por Duka tha se janë parë mundësitë të masin njëherë forcat në elektorat nëse fitojnë një mandat apo jo.
"Në këto kondicione duhet të masim veten vetë nëse do nxjerrim deputetë ose jo. Jemi duke matur veten nëse marrim vota. Përshembull, unë në Durrës edhe e marr një mandat se kujtoj vitin kur kam marrë 11 mijë vota. Unë po mundohem t?u shpjegoj nëse masim forcat në elektorat të shohim deri ku jemi".
Duka shprehet se marrëveshja ishte e qëllimshme për të goditur të vegjlit, dhe se Basha ishte i detyruar ta pranonte.
"A na ka penalizuar marrëveshja? Po na ka penalizuar sa të duash, se po të donin e shtynin dhe dy javë që të bëheshin koalicionet. Por jam i lumtur që u arrit marrëveshja se në kushtet ku ishte PD, vendi po arrinte në destabiltet. Kam përshtypjen që Basha ishte i detyruar të pranonte datën e Ramës?, tha Duka në interes të mediave.