Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me nisjen e sezonit turistik, në Shëngjin do të mundësohet shërbim shëndetësor 24 orësh.
Kështu, sipas drejtorit të Shëndetit Publik në Lezhë, Arben Ristani prej datës 1 qershor në dispozicion të pushuesve do të vendoset edhe një autoambulancë, ndërsa urgjenca do të jetë e pajisur me personel mjekësor dhe me të gjitha medikamentet e nevojshme.
Ristani: Ndryshe nga herë të tjera do të fillojmë më datë 1 qershor dhe do të përfundojmë më 15 shtator. Do të pajisjet me të gjitha ilaçet që duhet për mbulimin e emergjencave. Do të ketë tre mjekë dhe tre infermierë përgjatë 24 orëve.
Sipas Ristanit, po punohet që dhe në bregdetin e Tales të vihet në dispozicion një autoambulance me mjek dhe infermier gjatë ditës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shengjin-nga-1-qershori-sherbim-shendetesor-24-ore/