Report TV - Listat, Kolegji shtyn në 22 maj vendimin për ankimimin e PAP

Report TV 2017-07-06

Views 1

TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka shtyrë për në datën 22 maj vendimin për padinë e Partisë Aleanca Popullore, me objekt shfuqizimin e listave të kandidatëve.

Seanca në Kolegj nisi rreth orës 10:30, ndërsa pas marrjes në shqyrtim të kërkesës dhe tërheqjes për vendim, trupa e Kolegjit ka vendosur të shtyjë për në datën 22 maj vendimin përfundimtar.

Më herët, Partia Agrare Ambientaliste, një tjetër forcë politike kjo që kërkoi rrëzimin e listave, u tërhoq nga padia me argumentin se arritja e marrëveshjes Basha-Rama e bën të pavlefshme ankimin në Kolegj.

Share This Video


Download

  
Report form