Report TV - Veliaj protestë për 17-katëshin te diga, Gjykata shtyn vendimin

Report TV 2016-05-11

Views 8

Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për në datën 13 maj vendimin për fatin e 17-katëshin tek diga e liqenit Artificial. Pas protestës së kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe qytetarëve para kësaj Gjykate këtë të mërkurë kur pritej të jepej vendimi për gjyqtarët, gjykata jo vetëm që nuk mori vendim por shtyu vendimin për çështjen e trupës gjyqësore e cila sipas Veliajt ka lidhje familjare me ndërtuesit.

Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë për në 13 maj seancën gjyqësore për çështjen ku kompania e ndërtimit ?Gener 2? ka paditur IKMT dhe kërkon heqjen e masës së pezullimit të punimeve të pallatit.

Sipas vendimit të Gjykatës, seanca që ishte parashikuar të mbahej sot do të zhvillohet ditën e premte. Gjithashtu në vendimin e Gjykatës bëhet e ditur se gjyqtarja Alkelina Gazidede ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështje. ?Gjykata vendosi shtyrjen e dhomës së këshillimit për në datë 13 maj ora 9 e 30 deri sa të shqyrtohet çështja e përjashtimit të trupit gjykues nga një trup tjetër e kësaj gjykate dhe për tu shqyrtuar kërkesa e gjyqtares Alkelina Gazidede nga kryetari i kësaj gjykate për heqjen dorë të saj nga gjykimi i kësaj çështje?, thuhet në vendimin e sotëm të Gjykatës.

Qindra qytetarë i'u bashkuan për më shumë se 3 orë protestës së thirrur nga kryebashkiaku Veliaj që një ditë më parë kundër këtij ndërtimi që rrezikon seriozisht digën e liqenit artificial. Protesta ka bllokuar rrugën e Durresit duke e bere te pamundur kalimin e automjeteve e duke devijuar levizjen normale të tyre.

Veliaj e ka cilësuar të shitur gjyqin e 17 katëshit

"Gjyqi është i shitur të kërkojmë të marrim drejtësi. Të jemi të gjithë bashkë të kërkojmë të ndryshohet trupi gjykues dhe të na caktojnë një tjetër datë për të mbajtur seancën, Gjykata të japë dorëheqjen është familje e betonit."-tha Veliaj

Veliaj nuk ka lënë pa përmendur edhe presidentin Nishani dhe qëndrimin e tij ndaj këtij ndërtimi pas përplasjes që pati me të për parkun e fëmijëve tek liqeni. Kryebashkiaku Veliaj e ka cilësuar lodër që merret me lodrat Nishanin madje i ka bërë thirrje atij të tregoi qëndrimin e tij.

"Kur je lodër vetëm me lodra do merresh. I bëj thirrje të japë mendimin e vete ky gjithologu, po ky që ishte kryetar para meje pse nuk flet pse nuk flasin këta.
Kalama qesharak, po Saliu që flet për gjithcka, saliu që futet poshtë cdo fustani, që dii të gjitha ky pse sflet? E dini pse? Se Saliu fle tek shpia e këtij të digës. Sali njeri si ka mundësi që të shpëtoi kjo e s'fole"-tha Veliaj

Veliaj, akuzon trupën e Gjykatës së Apelit Administrativ se do të favorizojë ndërtimin 17 katësh pranë digës së liqenit artificial të Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form