Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje trupit gjykues i cili po shqyrton çështjen e ndërtimit të pallatit tek diga e liqenit që të mos tundohet por të marrë vendimin e drejtë.
Teksa ka folur përpara banorëve të Njësisë 5 , ku prezantoi projektin për sheshin ?Skëndërbej? Veliaj tha se, ka disa segmente të shtetit të cilat nuk punojnë për qytetarët.
Veliaj ka folur edhe për protestën dhe akuzat që iu bënë atij për presion ndaj trupës gjyqësore, ku ka thënë se, çdo kush ka të drejtë që të protestojë.
?I bëj thirrje gjykatës të mos tundohet, turpi ndaj popullit është më i fuqishëm se asprat që do të japë dikush në gjykatë. Bashkia është në një situatë të paprecedentë pasi disa segmente të shtetit nuk punojnë për qytetarët? ka thënë Veliaj
Sipas tij, e njëjta gjykatë, për të njëjtën çështje dha dy vendime të ndryshme.
?Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, nuk kaluam gardhin, nuk ushtruam dhunë. Protesta para gjykatës, nuk ka paligjshmëri. Protesta ishte paqësore, bashkia ka të drejtë të protestojë. Protesta ishte e drejtë, pasi një ditë përpara e njëjta trupë, e njëjta çështje u rrëzua, të nesërmen e njëjta trupë e njëjta çështje, na thanë se, tani keni të drejtë.Gjykata dha dy vendime të ndryshme për të njëjtën çështje. E njëjta gjykatë dha dy vendime të ndryshme, turp. Gjykata ka dy mundësi, ose të shitet e të blihet ose të marrë vendimin e duhur në gjykatën administrative. S?më intereson se çfarë lekë marrin gjyqtarët, më intereson populli i Tiranës? tha Veliaj.
Sakaq, Veliaj ka shtuar se, bashkia do të mbajë të gjitha premtimet që ka bërë gjatë fushatës elektorale, ndërkohë që tek diga nuk do të lejohen ndërtimet.
?Kemi ende shumë punë për të bërë. Do i mbajmë të gjitha premtimet e bëra në fushatë. Më 1 qershor mbarojmë këndin e lodrave pa kafene e pa pemë të prera. U zgjodhëm për të ndërtuar, jo për të shkatërruar. Në vjeshtë mbarojmë fazën e parë të Parkut olimpik ku do sjellë më shumë punësim. Jo leje për ndërtime tek liqeni. Të gjithë terrenet poshtë digës duhet të jenë në funksion për banorët. Aseti numër 1 i qytetit tonë janë njerëzit, ata janë më të rëndësishëm. Terrenet, në funksion të banorëve? shtoi ai.
Sa i takon ndërtimeve tek Diga, Veliaj ka siguruar banorët se, terrenet e zonës do të kthehen në terrene sportive dhe se nuk do të ketë ndërtime.
?Nëse populli i Tiranës nuk e do, nuk do të ketë ndërtim tek diga. Ndërtimi tek diga nuk bëhet pasi rrezikon digën, shkeli moratoriumin e vënë, zona nuk ka plan të detajuar që përcakton katet. Terrenet tek diga do kthehen në fusha sporti e kënde për fëmijët? tha kryetari i bashkisë.
Ai është ndalur edhe tek protesta e sotme e mbajtur përpara bashkisë nga disa ndërtues, ku ka thënë se, nuk është kryetari i milionerëve, por i qytetarëve.
?Për herë të parë ndërtuesit e pallateve vijnë e protestojnë tek Bashkia. Të protestojnë milionerët është e pashoqe. Klubi i milionerëve thotë ?Duam të drejtat tona?. S?jam zgjedh kryetar bashkie nga milionerët, por nga njer...