?Lukrecia Borxhia? kryevepra e autorit francez Viktor Hygo do të ngjitet këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar nga regjisori i njohur francez Eric Vigner, i cili shprehet se ideja për të vënë në skenë këtë vepër është frymëzuar nga njohja me aktoren kryesore, Luiza Xhuvani 10 vjet më parë në një tjetër premierë në Tiranë.
?Jam shumë i lumtur që u riktheva në Teatrin Kombëtar pas 10 vitesh. Hera e parë ishte kur vura në skenë ?Berberi i Sevillas?. Ishte shumë e rëndësishme për mua sepse takova njerëz të rëndësishëm dhe aktor të mrekullueshëm si Luiza Xhuvani. Kur Hervin Çuli më propozoi një pjesë, mendova Luiza Xhuvanin si ?Lukrecia Borxhia?sepse mban të lidhur të gjithë kuptimin e dramës?, tha regjisori Vigner.
Premiera do të ngjitet ne skenë tre ditë rresht nga datat 12 deri më 14 Maj në Teatrin Kombëtare me aktorët Luiza Xhuvani, Artan Imami, Gent Hazizi,Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja. Një ansmabël aktorësh i zgjedhur dhe të vlerësuar edhe nga vetë regjisori francez Eric Vigner.