Ministrja e Kulturës Elva Margariti rrëfeu bisedën dhe diskutimet për Teatrin Kombëtar me Maks Velon para se të ndahej nga jeta, pak ditë më parë. "Unë kam diskutuar gjatë edhe me Maksin në zyrën time, por te pjesa e restaurimit ndaheshim. Maksi vetë ka qenë totalisht për ruajtjen e cdo elementi. Ka qenë për të ruajtur në mënyrë besnike edhe pallatin Kadare, se cdo ndërhyrje për ta bërë e shikonte si një devijim nga ideja origjinale dhe patjetër ishte se restaurimi konservativ duhet të jetë sikur ka qenë" tha ajo.