Kontrolli I Lartë I Shtetit ka dërguar për ndjekje penale Kreun e Bashkisë Himarë Jorgo Goro bashkë me 14 nëpunës të tjerë të kësaj bashkie. Përmes një njoftimi zyrtar KLSH bëri me dije se këta zyrtarë kanë rezultuar përgjegjës për shkelje të shumta me tenderat dhe punët publike të bashkisë, duke I shkaktuar buxhetit të shtetit një impak negativ prej 3 milionë dollarësh, si dhe një dëm ekonomik prej rreth 500 mijë dollarësh.
KLSH bën me dije se gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi, në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik, mbi përcaktimin e kritereve konkuruese për marrjen pjesë në prokurime, në vlerësimin e ofertave ekonomike, në zbatimin e punimeve, në fushën e tatim-taksave, si dhe në ruajtjen e administrimin e dokumenteve.