Report TV - Tiranë, konferencë ndërkombëtare për arkivat e trevave shqiptare

Report TV 2017-07-06

Views 0

?Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shekullin e 20 dhe 21?, kjo është tema e konferencës ndërkombëtare të Arkivistikës të mbajtur këtë të premte Muzeun Historik Kombëtar.

Konferenca e organizuar në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës ka hedhur për herë të parë në tavolinë diskutimet që lidhen me historinë e arkivave dhe institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse.

Drejtori i Arkivës Qendrore të Shtetit shqiptar Ardit Bido në fjalën e tij i është referuar sfidave të punës shkencore me arkivat.

?Ne organizojmë konferencën e parë ndërkombëtare të Arkivistikës, diçka që besoj i ka munguar për t?u bashkuar të gjithë dhe për të hulumtuar dhe për të parë mundësitë e rregullimit të problematikave që ekzistojnë për të sjellë përvojën më të mirë ndërkombëtare dhe për të mundësuar ecjen përpara të kësaj lëme të kësaj pikëpamje shkencore?, tha Bido.( b.h/SHqiptarja.com )

Share This Video


Download

  
Report form