Report TV - Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit në Tiranë, “ndizet” Parku Rinia

Report TV 2016-04-30

Views 2

Parku Rinia për herë të parë sot është kthyer në një skenë vallëzimi.

Kanë qenë kërcimtarë të 16 shkollave dhe studiove të ndryshme të vallëzimit që kanë performuar që në orët e para të mëngjesit. Kjo ditë ndryshe për kryeqytetin e Tiranës konceptohet me rastin e ditës ndërkombëtare të vallëzimit.

Një maratonë e madhe vallëzimi ka nisur që në orët e para të mëngjesit në parkun Rinia. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit. Po ashtu, nuk mungojnë artistët e ftuar dhe surprizat që përmban një festë e vërtetë.

Qytetarët e pranishëm po shijojnë artin e vallëzimit dhe atmosferën festive. Profesionistë, amatorë, të pasionuar, të gjithë vallëzojnë me të njëjtin motiv: ?Vallëzim non-stop?.
Nuk ka munguar entuziazmi. Koreografë dhe balerinë profesionistë janë kanë nxitur sot talentin dhe impulsin natyral të njeriut për të vallëzuar.

Aktiviteti është zhvilluar nën kujdesin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Drejtorisë së Promovimit të Qytetit dhe do të vijojë deri në mesnatë me valltarë nga 16 shkolla dhe studio kërcimi.

Share This Video


Download

  
Report form