Ora News – Flasin ekspertët: Fushata dhe kanabisi po “rrëzojnë” monedhën europiane

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Euro ka shënuar sot një tjetër rënie të fortë në tregun e këmbimit, duke zbritur në kuotën e 134.2 lekëve, niveli më i ulët i 8 viteve të fundit. Ekspertët e ftuar në rubrikën ?Para e Pasuri? të Aurora Sulçes shpjeguan se ka shtim të sasisë së euros në treg, të krijuar nga burimet e fshehta, si paratë që po hidhen për fushatë zgjedhore dhe ato që rrjedhin nga kultivimi dhe tregtimi i kanabisit.
Euro po shënon një rënie të pazakontë në tregun tonë të këmbimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane zbriti këtë të premte në 134.2 lekë, niveli më i ulët i 8 viteve të fundit. Ekspertët e ftuar në rubrikën ?Para e pasuri? të Aurora Sulçes e shpjeguan rënien e euros me rritjen e ofertës në treg, të gjeneruar kryesisht nga burimet e padukshme, si paratë që po hidhen për fushatë zgjedhore dhe ato që rrjedhin nga kultivimi dhe tregtimi i kanabisit.
Enio Civici: Njëra lidhet me nisjen e fushatës zgjedhore dhe përfshirjes së monedhës euro apo monedhave të tjera për pagesat e ndryshme. Një tjetër aryse jo zyrtare, por që është e pamatshme është ajo që lidhet me prodhimine marijuanës. Është e pamatshme jeni në kufijtë e spekulimit, është në nivele të ulëta sepse këto qarqe nuk i depozitojnë apo i fusin në sistem.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/cpo-ndodh-me-euron-fushata-dhe-kanabisi-po-rrezojne-monedhen-europiane/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS