Vijon dëgjesa publike lidhur me Teatrin Kom" /> Vijon dëgjesa publike lidhur me Teatrin Kom"/>

Ora News - "Duhet të merreshim me artin, po merremi me llaç e tulla!", flasin Paja dhe Arbana

Ora News Lajme 2018-06-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijon dëgjesa publike lidhur me Teatrin Kombëtar mes aktorëve dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Aktorët e njohur Luftar Paja dhe Reshat Arbana vunë theksin cilësia artistike.

Aktori i njohur Luftar Paja u shpreh: Jam për teatër të ri kombëtar me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar. Po që të kemi këtë teatër nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin e tullat.

Këto janë të ndara. Ka kush përgjigjet për llaçin dhe tullat, ka kush përgjigjet për beton e të tjera. Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin artistik dhe llaçin artistik. Se ja e bëmë betonin por a kemi një Romeo dhe Zhulietë që demonstrojë në atë teatër?

Kur them për këtë nuk e kam fjalën t'i kryejë teatri këto detyra. Kjo është e thellë, duhet parë me përparësi që nga Unviersiteti i Arteve, kush jep mësim atje dhe çfarë bëjnë, për të ardhur më pas këtu tek llaçi e tulla.

Më vjen keq që lokalizohet jo Tirana, jo Korça, Teatri kombëtar e ka emrin Teatri Kombëtar dhe në këtë teatër nuk duhet të vijnë ata që banojnë në Tiranë.

Kjo të mos lokalizohet. Teatri është edhe i fierakëve, korçarëve, i gjithë Shqipërisë, prandaj mendimi im është që secili të shohë punën e tij dhe të mos merret me ato merret jo kaq po aq. Aty ka specialistë që merren me atë punë"


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ja-dhe-mendimi-i-aktoreve-luftar-paja-dhe-reshat-arbana-teatrin-kombetar

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS