Report TV - Ngërçi politik, 6 kongresmenë amerikanë takim me Nishanin në presidencë

Report TV 2017-07-06

Views 0

Ngërçi politik ku është futur Shqipëria që pas nisjes së protestës së PD në 18 Shkurt dhe bllokimi i Reformës në Drejtësi ka bërë që 6 kongresmenë amerikanë të zbarkojnë në Tiranë për të negociuar me palët.

Burime për Report Tv konfirmojnë se delegacioni me 6 kongresmenët kryesohet nga Bob Goodlate, i cili është kryetar i Komisionit të Drejtësisë.

Vizita e amerikanëve në Shqipëri nisi sot me një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë në vilën qeveritare në Bllok.

Takimi me kreun e shtetit ka zgjatur rreth një orë dhe në qendër të tij ka qenë zhbllokimi i ngërçit politik për të nisur zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Pas Nishanit, delegacioni nga kongresi amerikan ka takuar kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht President i zgjedhur.

Share This Video


Download

  
Report form