Report TV - Gjykata e Lartë drejt “shkrirjes” Vettingu pengesë për zgjedhjen

Report TV 2017-07-06

Views 0

TIRANE-Për herë të parë që nga krijimi i saj Gjykata e Lartë pas më pak se dy muajve në korrik 2017 do të ketë më pak se gjysmën e gjyqtarëve që parashikon ligji prej 19 anëtarëve.

Më 8 korrik 2017, 6 gjyqtarëve ju mbaron mandati ndërsa pasuesit e tyre nuk mund të zgjidhen për shkak se ende nuk është miratuar ligji i Vettingut dhe nëse gjyqtarët nuk do të preferojnë të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit, atëherë kolegji penal rrezikon të mos formojë më shumë se një trup gjykuese.

Në korrik largohen 6 gjyqtarë
Mbarimi i mandatit për 6 gjyqtarë të lartë pritet të sjellë një situatë të paprecedentë në Gjykatën e Lartë që prej themelimit të saj, ku mosmiratimi i Vettingut bëhet shkak për mos zëvëndësimin e gjyqtarëve dhe pse atyre ju mbaron mandati.

Share This Video


Download

  
Report form