Basha: Rama nuk njeh argumentin, por mosbindjen civile!

RTV KLAN 2017-07-06

Views 2

Ditën që Partia Socialiste mbajti në Durrës Kongresin Elektoral, ku çeli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit, Basha i ka kujtuar Ramës premtimet e pambajtura të fushatës së kaluar.

Basha akuzoi Ramën se do të shkatërrojë Shqipërinë me projektin e fundit për asgjësimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme si dhe duke shpallur zgjedhjet moniste.

?Edi Rama e di pse e bëri këtë, sepse i trembet gjykimit popullor me votë, sepse nuk ka asnjë përgjigje për pyetjet më të thjeshta që i drejtohen. Ku i ke 300 mijë vendet e reja të punës, shëndetësinë falas, heqjen e TVSH-së për ushqimet e shportës, uljen e çmimit të energjisë elektrike, subvencionet për fermerët, legalizimet falas? Ka kaq shumë gënjeshtra?, tha Basha, duke shtuar se Rama nuk kishte mbajtur asnjë premtim.

Basha foli në ditën e 81-të të protestës së opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe 4 ditë para marshimit të paralajmëruar të 13 Majit.

Ai më tej paralajmëroi qytetarët se ?Edi Rama nuk e njeh gjuhën e argumentimit dhe forcën e arsyes, ai njeh dhe respekton vetëm imponimin nga bashkimi qytetar dhe popullor përmes manifestimeve, protestave dhe mosbindjes civile.?

Me rastin e ditës së Europës, Basha tha se kjo ishte lëvizja më pro-europiane në vend.

Duke sulmuar Kongresin Elektoral të PS-së që mbahet në Durrës, ai tha se qeveria po bënte bilancin anti-europë dhe anti-NATO të 3,5 viteve.

?Republika e Vjetër në grahmat e saj të fundit po ju dhuron këtë shfaqje të hipokrizisë. Ka zgjedhur datën 9 maj, ditën e Evropës si për të na kujtuar kontrastin e Europës, kontrastin e asaj që erdhi në pushtet me emrin Aleanca Europiane dhe u transformuar në aleancën e drogës dhe krimit.?

?Janë mbledhur në një ceremoni ?Oskar?, nuk e di kush e mori statujën për luftën kundër drogës? Saimir Tahiri, Saimir Shullazi, që e mbushi Shqipërinë me kanabis apo Fatmir Xhafaj?, vëllai i Agron Xhafës, numrit dy të një bande ndërkombëtare të kokainës.?

?Kush e mori ?Oskarin? për shëndetësinë, Ilir Beqja apo Vilma Nushi, ajo që i merr apo ky që i jep 100 milionë euro të shqiptarëve, që shkojnë në xhepat e një oligarkeje të vetme??

Basha akuzoi Ramën se ?ia dorëzoi kufijtë e Republikës së Shqipërisë krimit të organizuar? dhe shtoi se beteja 81-ditore do të vazhdojë deri në fitore./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form