Report TV - Bregu po kritikonte Bashën,Dede i ‘kundërpërgjigjet’ me 2 gishtat lart

Report TV 2017-07-06

Views 0

Teksa Majlinda Bregu fliste pas mbledhjes së grupit se PD duhet të riformohet, deputetja Albina Dede, një mbështetëse e Bashës ka kaluar aty pranë dhe ka ngritur lart dy gishta.

Si duket ajo nuk i kanë pëlqyer kritikat ndaj liderit të saj dhe ideja për riformimin e PD, e për këtë arsye si ?kundërpërgjigje? ka ngritur 2 gishtat lart.

Dede njihet për një përkrahëse e flaktë e linjës së ashpër të PD.

Më herët ajo ka shkruar dhe një status të çuditshëm, ku pas zgjedhjes së presidentit Trump u falënderonte Berishën apo edhe statusin e urimit të ditëlindjes së vajzës duke e lidhur me protestën e opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form