A1 Report - Bregu: Mazhoranca po zhduk statusin e nenpunesit civil

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË- Administrata publike mbetet e kërcënuar, për aq kohë sa drafti ekzistues i qeverisë nuk rregullon marrëdhënien e tyre në raport me statusin e tyre.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, në një prononcim për mediat, e lidh pazgjidhshmërisht administratën me procesin integrues të vendit, kur në disa raporte ndërkombëtare dhe zëra përfaqësues të Brukselit, është theksuar domosdoshmëria e mospolitizimit të administratës. Kjo për ish-ministren e integrimit është cënuar.

Bregu analizon edhe pjesë nga drafti i ri i qeverisë, duke u fokusuar tek lista e pritjes. Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të aktit normativ në ligjin për statusin e nëpunësit u kryen 16 amendamenete.

Para se të kalonin në mbledhjene qeverisë, Ministrja përgjegjëse për to, Milena Harito ftoi disa herë opozitën, për të kontribuar në hartimin e amendamenteve, ftesa të cilat u refuzuan.

Share This Video


Download

  
Report form