Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat xheniere kanë çaktivizuar një sasi eksplozivi e cila ishte vendosur poshtë një makine të parkuar pranë Teatrit Skampa në qytetin e Elbasanit.
Policia informon se makina ishte në pronësi të shtetasit F.V i cili njihet dhe me pseudonimin Mir Tenja.
Rreth orës 10:12 (të 6 majit 2017 ) një telefonatë e mbërritur në policia njoftoi për një pako të dyshimtë të zezë me lëndë eksplozive që ishte vendosur poshtë mjetit tip Golf me targa Aa 774nk, në lagjen ?Luigj Gurakuqi?, në Bulevardin kryesor në kryqëzimin ?Kristoforidhi?.
Dëshmitarët i thanë gazetares tonë se makina ishte parkuar tek kjo rrugë pasditen e djeshme nga Mir Tenja pronar i një klubi nate në Elbasan,
Menjëherë policia rrethoi zonën pranë ?Teatrit Skampa?.
Forcat xheniere mundën të çaktivizonin eksplozivin rreth orës 13:50. Gazetarja Belina Ruçaj informon se eksplozivi do të shpërthente në momentin kur makina të ndizej.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alarm-per-bombe-prane-rruges-se-teatrit-skampa-ne-elbasan/