Eksploziv poshtë makinës efektivit të policisë ushtarake

RTV KLAN 2018-05-02

Views 2

Një efektiv i policisë ushtarake i shpëtoi një atentati me eksploziv këtë mesditë në segmentin Durrës-Tiranë të autostradës.

Policia u njoftua nga vetë efektivi i policisë, i cili e kishte vënë eksplozivin, pasi i ishte fikur makina. Blutë mbërritën në vendin e ngjarjes, për të nisur hetimet e para.

Pas konstatimit nga specialistët e policisë së krimeve në Durrës, u vendos të njoftohej njësia xheniere e RENEA-s. Një grup nga kjo njësi është nisur drejt qytetit të Durrësit, për të çaktvizuar lëndën plasëse dhe për të shmangur një shpërthim të mundshëm. Burimet e policisë thonë se pronari i mjetit, efektiv i policisë ushtarake, nuk njihet si person me probleme. /Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form