TIRANE-Për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, tërheqja e maxhorancës nga zgjedhjet e Kavajës ishte fitore e bashkimit të shqiptarëve e qëndresës për të mos lejuar zgjedhje moniste të diktuara nga krimi e droga.
Duke ironizuar politikanët brenda PD-së që kërkonin ndërprerjen e bojkotit dhe kthimin në parlament, Basha ne fjalimin sot tek çadra e protestës tha se, bashkimi i shqiptarëve bëri atë që nuk bëri opozita dot në parlament për 3 vite e gjysëm radhazi.