Report TV - “Doni të dilni nga çadra?”, Basha pyet protestuesit, ja sa veta thanë ‘Jo’

Report TV 2017-07-05

Views 0

Protesta brenda në çadrën e opozitës hyri në ditën e 60. Në një moment në fjalimin e sotëm, Basha pyet një grup protestuesish brenda çadrës nëse duan të vijojnë të qëndrojnë aty apo jo.
?Gjendja e vendit është kritike, jemi këtu tash 60 ditë duke kërkuar e ofruar zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk është për PD, Lulzim Bashën, as për koalicionin opozitar, por për shqiptarët. Doni të tërhiqemi apo jo? Doni të tërhiqeni??

Në këtë moment, një grup personazh pranë tij ngrihen në këmbë dhe thonë, ?Jo, jo, Rama ik?.

Në këtë moment, Basha vendos, ?Protesta vijon. Asnjë tërheqje, qeveri teknike kusht i patjetërsueshëm?.

Share This Video


Download

  
Report form