Report TV - Dështon takimi II në Presidencë S'ka marrëveshje Rama-Basha

Report TV 2017-07-06

Views 0

Përfundon pa marrëveshje edhe takimi i dytë mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha në tryezën e iniciuar nga Nishani në Presidencë.

Takimi mes dy liderëve në prani të kreut të shtetit zgjati rreth dy orë, nisi në 19:05 dhe përfundoi në orën në 21:00, por në fund nuk prodhoi asnjë rezultat duke rikthyer të dy palët edhe njëherë në pikën zero.

Kryeministri Rama u shpreh se i qëndron ofertës që ka bërë dje për PD, pra 1 zv/kryeministër dhe 3 zv/ministra, e gjithë struktura me mbështetjen e ndërkombëtarëve, por Basha nuk hoqi dorë nga qeveria teknike dhe votimi elektronik.

Share This Video


Download

  
Report form