Bienalja e artistëve të rinj të Mesdheut me pjesëmarrjen e 230 artistëve të rinj nga Europa dhe Shqipëria është çelur me një ceremoni të madhe në Parkun Rinia këtë të enjte.
Ndërsa bienalja do të vijojë deri në datën 9 maj që është edhe dita e Europës, drejtuesit pohojnë se artistët do të perfomojnë në Tiranë brenda katër ditësh në shumë pika kryesore të kryeqytetit. Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro në çeljen e ceremonisë falënderoj organizatorët ndërsa u shpreh se ardhja e artistëve shqiptarë nga Europa tregon se është tamam koha për kulture.