Report TV - Sot Dita Evropiane për pacientët Bardhi: Problem mungesa e ilaçeve

Report TV 2017-07-06

Views 2

Nën moton ??Shëndeti është e drejta ime?? pacientë dhe aktivistë të të drejtave të pacientëve zgjodhën sot Qendrën Spitalore Universitare ??Nënë Tereza?? për të adresuar ankesat dhe kërkesat e tyre.

Ky organizim vjen në Ditën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, me qëllimin për të ngritur zërin për përmirësimin e shërbimeve shëndëtësore dhe zgjidhjen e probleme të tyre.

Egla Bardhi, drejtoreshë e shoqatës ?Together for Life?, u shpreh se pacientët kanë mungesë infomacioni për të drejtat që gëzojnë, ndërkohë që problemet me ta janë të shumta.

Alma Sheme, paciente e dializës, shprehet se ilaçet i ka siguruar jashtë Shqipërisë, me mundësitë që i janë krijuar përmes familjarëve të saj.

Dallëndyshe Meça, e cila kurohet për diabet, shprehet se kostot e ilaçeve janë të papërballueshme për të.

Në aktivitet u dhuruan edhe 10 karta me të drejtat e pacientëve, referuar Kartës Shqiptare të të Drejtave të Pacientëve.

Share This Video


Download

  
Report form